Si u mbush Ferizaji me mbindërtime, pa pasur fare harta zonale? Flasin edhe nga komuna
Për shumë vite, Ferizaji është ndërtuar por edhe mbindërtuar. Për organizatën ‘AVONET’ e cila ka monitoruar ndër vite këtë proces, thotë se kjo ndodhi edhe shkaku i mungesës së Hartave Zonale.
“AVONET prej shumë vitesh po hulumton lejet për ndërtime, falë edhe projektit të KDI-së, ka të bëj pra me lejet ndërtimore dhe ka të bëj me jetën apo zonën me të cilën komuna apo drejtoria e Urbanizimit lëshon leje ndërtimore që janë në kundërshtim me ligjin.
Komuna më 2017 ka aprovu Planin Zhvillimor Komunal që është dashur për nëntë muaj ti nxjerr hartat zonale, e deri tash nuk i ka nxjerrë hartat zonale.
Komuna mohon që ka shfuqizu planet rregulluese urbane të njohura si PRRU”, thotë Kenan Gashi nga AVONET.
Arbër Bytyqi, drejtor i Urbanizimit dhe Mjedisit në Komunën e Ferizajt, thotë se të gjitha lejet janë lëshuar konform ligjit.
“Si numër në total nuk e kemi të saktë, por janë lëshuar numër i konsiderueshëm i lejeve ndërtimore conform kërkesave që kanë ardhë në komunën e Ferizajt.
Ligji i Ndërtimit dhe Planifikimit Hapësionor, i specifikon këto çështje shumë mirë dhe këto iligje kompletojnë njëra tjetrën dhe deri më tani, të gjitha lejet janë lëshuar në bazë të ligjit”, tha ai.
Nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës – mes tjerash, morëm përgjigjen si më poshtë:
“Divizioni i Planifikimit Hapësinor duke ju referuar rekomandimit të Departamentit Ligjor nuk e ka refuzuar Hartën Zonale të Komunës së Ferizajt. Ndërsa sa i përket Vnedimit për Pezullim të cilin e ka nxjerr departamenti i planifikimit hapësnior, ndërtimit dhe banimit lidhr me Hartën Zonale të Komunës së Ferizajt, Departamenti Ligjor nuk është kompetent të vlerësojë ligjshmërine e asnjë vendimi të nxjerr nga ndonjë Departament tjetër apo Komision, ndërsa çd palë e pakënaqur ndaj çfarëdo vendimi gëzon të drejtën e kundërshtimit si e përcakton edhe këshilla juridike e vendimit dhe legjislacionit në fuqi”.