Si i pranon Kida shkrimet, kritikat dhe thashethëmet? Çka mendon për Burim Pacollin?
Në këtë pjesë të intervistës me Berat Buzhalën, këngëtarja Kida ka deklarata interesante: për mënyrën se si i pranon kritikat, thashethemen, si e përcakton dhe përjeton suksesin.
Buzhala: A ke naj moment që t’ka dhimtë najsen? A je immune ndaj shkrimeve, goditjeve, thashethemeve?
Kida: Burimi nuk më dhem, Burimi kam qejf me m’dhanë Kritika, der isa nuk del te ofendimi. Mandej ofendimi nuk më pëlqen se nuk të takon me të ofendu ni njeri.
Ka pasë thashetheme në fillimet e mia. Familja e di, nuk preket se më njohin mu dhe pavarësisht cka me shkru ata e dinë që unë nuk e bëj se edhe shoqnia edhe rrethi jem i ngushtë, e dinë që unë nuk e bëj.
Buzhala: Kur u kanë momenti, që tik e thanë, “you made it”, që je futë në këtë detin e madh, pra Dafina, Elvana, MC Kresha, kur ka qenë kjo pikë?
Kida: Dy vjet masi që ia kam nis karrierës.
Buzhala: Te kanga ‘Premtimet’?
Kida: Jo, u kanë kanga Boni zo, te qajo që ti e njeh. Aty jam ni, kam thënë e bona qato që e dashta edhe dhezi. Kanë thënë uau, sa nice.
Buzhala: A ma zor është me mbërri qaty, a me mirëmbajtë se në pikpamjen tem profesionale, rritja është ma e lehtë se sa me mbajtë…
Kida: Unë mendoj që vështirësia ma e madhe është me majtë. S’kam qejf me shku nalt poshtë, nalt poshtë, deri sot jam shku në vijen tem të drejtë, nuk e lo veten asnjëherë me shku stop edhe u kry, s’po qet sen. Ndoshta mundem me qitë naj kangë që s’ju pëlqen njerëzve, po e pesta e gjashta del e mirë, a po kupton?