Shqiptarë e serbë bëhen bashkë, e bllokojnë rrugën kundër gurthyesit – protesta gati sa nuk eskalon
Është e rrallë të shohësh shqiptarët e serbët bashkë në një kauzë. Por kësaj radhe në Strazhë të Gjilanit, shqiptarët e serbët dolën bashkë në protestë kundër një gurthyesi, duke e bllokuar rrugwn.
Protesta, në fakt, siç thotë Kristina, një banore serbe, po bëhej kundër pluhurit që po shkakton gurthyesi.
“Po protestojmë se kjo rrugë është e mbushur shumë me kamionë, ka shumë pluhur, fëmijët janë të rrezikuar” – thotë serbja Kristina.
Nw kwtw protestw nuk kishte fare policw, ndonwse protesta ishte e lajmwruar.
Pwr mw shumw, shikojeni videon e pwrgatitur nga gazetarja e Nacionales, Anita Nikaj.