Shpërthimi në Prishtinë: Dyshohet se shënjestër ishte ish-reperi, gjashtë vetura të dëmtuara - NACIONALE

Shpërthimi në Prishtinë: Dyshohet se shënjestër ishte ish-reperi, gjashtë vetura të dëmtuara

2 javë më parë

nga NACIONALE

Në Prishtinë është dëgjuar një shpërthim goxha i madh. Si pasojë e shpërthimit të një mjeti shpërthyes kanë mbetur të dëmtuara gjashtë vetura.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Rreth orës 07:00 është pranuar informata për një shpërthim në rrugën “Zekirja Cana” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para bëhet e ditur se si pasojë e shpërthimit nga fragmentet e mjetit shpërthyes gjashtë vetura janë dëmtuar përderisa nuk raportohet për pasoja në njerëz”, ka thënë Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Nacionale ka siguruar video nga vendi i ngjarjes, ku dyshohet se cak ishte një ish-reper. Po ashtu, Visar Kadrolli, fotograf i Nacionales ka dërguar fotografi nga vendi i ngjarjes.

Për më shumë, ju ftojmë të shikoni videon e mëposhtme:

Lajme të ngjashme