Shpërblim për vëllaun e Fitore Pacollit, reagon “Krusha”: Pas një viti jemi njoftuar për refuzimin, na kanë dëmtuar zhvillimin - NACIONALE

Shpërblim për vëllaun e Fitore Pacollit, reagon “Krusha”: Pas një viti jemi njoftuar për refuzimin, na kanë dëmtuar zhvillimin

1 vit më parë

nga NACIONALE

Qysh ministria e Faton Pecit refuzoi të mbështesë projektet e Kooperatives Bujqësore “Krusha” nga Rahoveci, të Fahrije Hotit, e në njërën anë e shpërbleu me 100 mijë euro vëllaun e deputetes së Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, dhe atë kompaninë e hapi/regjistroi vetëm katër ditë para nënshkrimit të kontrates.

Blerim Pacolli i mori 100 mijë euro por stalla e bagetive nuk eshte askund. Kete gje e deshmuam edhe dje kur vizituam vendin ku ka qenë e parapare te ndertohej ajo stalle. Krejt cka kemi pare dje, kanë qenë vetëm 3 lopë duke kullosur asgjë më shumë.

Znj. Hoti me kompaninë e saj të suksesshme dhe të dëshmuar iu është refuzuar grantin për blerjen e disa paisjeve,, vetëm disa ditë pasi vëllua i deputetes në pushtet e fitoi grantin.

Por me cfarë arsyetimi iu refuzu granti, znj.Hoti dhe kompanisë saj.

Koperativa bujqesore krusha, ka dalur me një reagim ku kanë shprehur zhgënjimin e madh për refuzimin që e morën, nga ministria e pecit.

Ky refuzimin erdhi kinse me arsyetimin se mungonin, disa dokumente.

Por, asnjë nga këto probleme s’i pati vëllau i Fitore Pacollit: atij iu ndanë paratë dhe ministria e arsyetoi se “ne nuk diskrimojmë askënd”.

Por kjo nuk është e tëra.

Lajme të ngjashme