Samir Mane me Buzhalën në Green Coast: 1 miliard euro investim, 7000 të punësuar - NACIONALE

Samir Mane me Buzhalën në Green Coast: 1 miliard euro investim, 7000 të punësuar

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Në një bisedë me Berat Buzhalën, miliarderi shqiptar, Samir Mane, rrëfen projektin në vlerë prej 1 miliard euro ‘Green Coast’. Mane flet edhe për bashkëpunimin në biznes me kosovarët, dhe projekte të tjera.

“Jemi në hyrjen e Green Coast, ka filluar puna diku 6 vite përpara, ka 6 vjet që operon full si me thënë, jemi në hyrjen e Gren Cost.

Kjo është Greeon Cost 1shi, do t’ju tregoj më tepër, këtu janë 7 beach.

Vendosa të investoj u mora vesh me banorët e zonës.

Nuk ka pasë asnjë gjë këtu, asnjë rrugë, nuk ka pasë asnjë gjë.

Ky është nje hotel tjetër i madh, Hajati, me 200 dhoma. Do jetë shumë shpejt i pranishëm, një nga hotelet më të bukura të Mesdheut, se jot ë Shqipërisë.

Melia i ka diku 170 dhoma, po ju drejtoj tek hoteli, do jenë 7 hotele me pesë yje, katër nga ta kanë filluar punën.

Total vlera e projektit do shkojë diku te 1 miliard euro.

Kur pritet me u rikapitulu?" – pyet Berati.

E gjitha do jetë gati për katër vjet fare. Bëhet cudi që do jetë një qendër tregtare, në një vend që punon për tre muaj.

Ndonjëherë, kur arrin në këtë masë më mirë dicka të funksionojë.

A ka kapacitet me e përbi fluksin këto 7 hotele me pesë yje?

A mudnet me e përbi Palaci gjithë këtë fluks.

Ke dhjetëra qindra me siguri. Mendoj që plazh ka mjaftueshëm për ato banorë.

Bëhet fjalë për 10 mijë pushues që mund të jenë nëpër plazhe.

Këtu fillon Green Coast.

Për ekonominë e Shqipërisë, vetëm TVSh e ndërtimit do jetë diku te 200 milionë euro të fitojë shteti nga taksat, direkte dhe indirekte. Bëhet fjalë për punësim të madh që nuk ka diskutim.

Mos flasim për hyrjen prej turizmit, që vijnë njerëzit, e vizitojnë, qarkullojnë.

Do jenë 46 restorante dhe bare, nuk është prej asaj që thuhet do ta bëjmë, por e shihni që po bëhet, 1 miliard euro investim.

Do të jenë të punësuar diku rreth 7000 njerëz.

Pjesa më e madhe e blerësve janë zviceranë, janë shqiptarë të Maqedonisë dhe Kosovës

Një pjesë e madhe janë të ardhur, shqiptarë.

Kemi francezë, italianë, austriakë, zviceranë. Është vëret bukur, që të jem i sinqertë”, thotë Mane për Berat Buzhalën.

A e ke paramendu ndonjëherë, në imagjinatën tënde ma të cthurur se Shqipëria ka me u bë një destinacion turizmi? - pyet Berati Manen, vec tjerash.

“Në fakt (kjo qendër ku jemi sot) sot hapet, por hajde e shikojmë pak andej. Këtu do punojnë diku ke 150 veta, është e madhe qendra, ka..edhe këtu kemi shumë të huaj. Tashti qendër tregtare, ka restorante, ka bare, kjo është si me thënë, diku 8 milionë euro investim është.

Kam filluar të besoj tre katër vite më parë. Turistët në gjithë botën kërkojnë alternative dhe vende të ndryshme, e kanë parë Ibizën, besoj se duke punuar pak më shumë ky do jetë destinacioni i dhjetë viteve të ardhshme.

Paraja është e sigurt jo, por natyrisht. Ajo që merr nga të tjerët, sa bukur, sa mirë, padyshim paraja nuk është gjithcka më.

A të pengojnë kur lexon gjëra negative për ty?

Shiko, unë nuk shqetësohem kur lexoj gjëra negative. Ne biznesmenët kërkojmë liri biznesi por kur vjen pun ate liria e fjalës, tundohemi pak.

Kur negativja është 2 për qind e perceptimit të përgjithshëm atëherë nuk më pengon”, thotë Mane.

Samir Mane investitor i madh edhe te Marina Vlora. Qyteti përfiton 40 milionë euro në vit

Punëtorët prej kah i merrni? - pyet Berati.

“Natyrisht i marrim nga Shqipëria, pork a edhe nga vende të ndryshme të botës. Filipiono, ka plot.

Tha se ka qenë një moment para katër pesë vitesh, kur ke fillu me pa Shqipërinë që ka potencial ma të madh.

A e sheh ndonjë sfidë tash? Pyetet Mane.

“Sfida më e madhe do jetë se sa e shpejtë do jetë qeveria me infrastkruurën. Biznesi po ecën vet e shihni, por duhet të ecë edhe qeveria me infrastrukturën.

U emocionova nga intervista me ty kështu që harrova.

Nëse do ecim me shpejtësi, besoj që turizmi do ecë me shpejtësi të madhe.

Ne e vizituam aeroportin e Vlorës – thotë Berati.

Patjetër që do sjell edhe bum të ri të turizmit, Palasa, Dhërmiu Himara, do jetë një gjë shumë e rëndësishme për jetën ekonomike të vendit. Bëhet fjalë për kthimin e parave,

Po jam edhe te Vlora Marina, kemi financuar një pjesë të projektit.

Për qytetin e Vlorës do jenë 40 milionë euro në vit për ekonominë e Vlorës vetëm nga Marina.

Për arsye se janë marinarët, që punojnë tre muaj por janë nëntë muaj që kujdesen për varkat, riparimin e varkave”, thotë ai.

Cka duhet të bëj Qeveria më shumë dhe më shpejt për turizmin, sipas Samir Manes? – pyet Berati, Manen.

“Ma s’pari duhet me u bo infrastruktura rrugorë, kanalizimet dhe uji i pijshëm. Këtu nuk bëhet fjalë a po ece apo jo, por shpejtësia e bërjes. Me shpejtësinë e produkteve, pa dyshim se do ketë rendiment puna dhe investimet, nëse ndonjëri do ecën ma avash.

Lumenjtë, është dicka që n aka penguar shumë, janë shumë të papastër.

Lumenjtë janë shumë tëe papastër, e vërtetë, është gjë që duhet të marrim masa, qeveria, pushtetet lokale me ndërgjegjësim cka duhet të bëhet, përndryshe turizmi do ketë problem në ato zona.

Shqipëria po e kalon një muaj të mjaltit me mediat ndërkombëtare.

Por sa do zgjasë, një pjesë e madhe kur të kthehen sa do jenë pozitive për ne”, thotë ai.

“Kjo është pjesa e lumit Mare, ku nuk lejohen veturat, është e përfundume, ku nuk lejohet ndërtimi, është një fazë që ka përfunduar.

Sa ka ndryshu cmimi në fillim për metër kur ke shitë edhe tash?

Tash është katërfishuar. Nëse dikush do kish investuar 1 milionë euro, do merrte 4 milionë euro.

Janë 512 shtëpi, vila, njësi - kryesisht janë vila se të gjitha kanë nga një oborr, këtu ka pasë vetëm gurë të mëdhenj dhe tash ka dhjetëra restorante e bare.

Një pjesë e madhe e shtëpive, diku 30 për qind jepen me qira. Ideja osht mos em lanë zbrazët.

Qiratë janë shumë të larta se është bërë një destinacion.

Ajo që ndryshon Green Coastit nga të tjerët, është se gjithcka është ne vendin e vet.

Ujërat e zeza tani do të tregoj një tabelë të rëndësishme, se ke parë diku tjetër, ujërat e zeza trajtohen me pompa - asnjë gjë nuk del në det.

Ky plazh ka marrë certifikatën nga një kompani nga Danimarka që quhet blue flag, është plazh me normat më të larta të pastërsisë në planet.

Ato që thonë certifikatat e këtyre pra.

Është marrë më një oktober,

Kanë ardhë ca danez, kanë ndejt një muaj këtu, kanë bërë të gfjitha matjet dhe kanë certidfikuar këtë plazh, të vetmin në Shqipëri me blue flag.

Qëndrojnë edhe kritikat e ambilntalistëve por duhet me gjetë një balance.

Por ka edhe modele në gjithë botën se si këto të koordniohen në mënyrë që edhe ndërtimet të bëhen edhe bizneset të lulëzojnë.

Përndryshe thash që do ngelen një pjesë shumë të bukur”, thotë Mane.

“Kemi disa projekte në veri, kam ndërtuar një projekt ne Gjirin e Lazlit, në Vlorë, projekte të tjera, pra shumë.

Mu më ka lanë pa tekst prej Semanit deri në Vjosë, ishin 25 kilometra, shumë e pastër edhe deti edhe plazhi edhe strktura e plazhit, ishte më atraktive.

Aty do kemi edhe një projekt, në ato zona sipër.

Po po pa dyshim është akoma e virgjër është e pazhvilluar dhe investimet tona në atë zonë mendohet ti kalojnë 1 miliardit.

E rëndësishme është të krijohet standard, projektet tjera duhet të jenë më të mirë se ky dhe të ecim përpara ose të paktën të jemi niveli i Green Coast.

Biznesmenët kosovarë janë njerëz vizionarë, thotë Mane.

“Kosovarët edhe në mendje edhe në zemër, por natyrisht unë me termin kosovarë pajtohem më pak, me termin shqiptarë.

Janë një potencial shumë i mirë nga ana e biznesit, konsumatorë.

Biznesmenët kosovarë janë njerëz me shumë vision që fatmirësisht kanë bo shumë më më shumë se ne në botë, janë me shpirt sipërmarrje të paparë që mund të punojnë në cdo cep të planetit me shumë mencuri. Po sidomos kur ka logjikë biznesi dhe kur ka understanding, me gjithë rriskun e vet. Pa dyshim që kam hyrë dhe hyj vazhdimisht në iniciativa të tilla”, thotë Mane.

Mane investitor edhe në Amerikë

“Familjarët e mi nuk janë pjesë e biznesit”, thotë Samir Mane dhe rrëfen si më poshtë:

“Jemi zgjedhur edhe në Amerikë, kemi filluar ndërtimet edhe në Amerikë, me një kategori produketi sic është shtëpitë e lira. Atë e kemi si produkt.

Kjo është një gjë e rëndësisjhme që deshta ta tregoj.

Më 5 janar ka mbërritur këtu Jul Cezari. Ka mbërritur këtu me elefant, ka luftu me Pompein. E gjithë kjo histori e shkruar dhe e dokumentuar ka filluar në Palase dhe prandaj kjo është emblemë”, thotë ai, teksa bisedon me Beratin në një vend jashtëzakonisht interesant.

Miliarderi Mane ia shumëfishon pasurinë Burimit që i k avec 12 mijë euri, ia bën 82 mijë

Burim a ki naj pyetje - thotë Berati në përfundim të intervistës.

Sa është pasuria? – ndërhyn Mane me shaka, duke imituar pyetjet e Burimit, të zakonshme për milionerë e miliarderë.

“Jo, shembull ku ma kishe rekomandu me investu aktualisht. Unë me tregu drejt i kam 12 mijë euro kursime” – pyet Burimi.

“Me 12 mijë kursime mund të marrësh kredi rreth 70 mijë euro.

“Duhet të mendosh se ke 82 mijë euro. Sepse bankat me një biznes plan, të suportojnë, Unë do të sugjeroja ndonjë derivate turizmi, të blesh ndonjë pronë, ndonjë restorant, beach baret që kemi ne, jam i sigurt që dyfishon”, thotë Mane.

“Pra Burim ti boni 80 mijë pa bo kurgjo. Kërkush nuk ti ka shumu paret qekaq shpejt”, thotë Berati.

“Por, po nuk punove nuk i ke”, thotë Mane.

Qysh është një ditë e zakonshme e jotja? – pyet Burimi.

“Flej mirë me thënë, flej shpejt, nuk kam ndonjë shqetësim, ajo që dikur kam pasë më pak problem, flisja më pak”, thotë ai.

“Tani që kam më shumë probleme flej më shumë”, thotë Mane.

“Sa është marrëveshja më e shtrenjtë qe e ke nënshkru najherë” – pyet Burimi Manen.

“Mund të jetë 150 milionë. Një nga ato kanë qenë për shitjen e minierave të Feronikelit në Kosovë,. Ka qenë më pak por janë euro”, thotë ai.

Edhe pyetja kryesore; A të bën parja të lumtur? - pyet Burimi.

“Unë të them që parja nuk të bën të lumtur, por prapë ma mirë me parë se pa pare. Nuk mendoj si korcarët më mirë me ty e fukara, shumë mirë me pasë pare”, thotë Mane.

Lajme të ngjashme