“Sa t’ka k*rva qaq duhet ...”: Leonora ekspozon komentuesit e turpshëm që fyejnë dinjitetin e grave pas rasteve në Ferizaj e Pejë - NACIONALE

“Sa t’ka k*rva qaq duhet ...”: Leonora ekspozon komentuesit e turpshëm që fyejnë dinjitetin e grave pas rasteve në Ferizaj e Pejë

2 javë më parë

nga NACIONALE

Shoqëria jonë është e prapambetur e patriarkale. E në kohët moderne, kjo prapambeturi e ky patriarkalitet po marrin përmasa aq vulgare sa është e vështirë t’i injorosh.

Lexuam plot e përplot komente për dy vrasjet e grave që na ndodhën në një hark kohor prej katër ditësh. Erona në Ferizaj dhe Gjyljeta në Pejë. Komente aq të pështira sa kemi vendosur t’jua paraqesim shumë prej juve, që ndoshta s’e besoni ende se çka ka në mesin tuaj.

Duhet me pasë goxha nerva të forta me i lexu e me i dëgju këto komente. Por, janë pjesë e sferës tonë publike. Na shfaqen. Janë pjesë e sheshit tonë. Ndërtojnë opinione. Nxisin komente tjera si këto. E përforcojnë mendësinë patriarkale. Dhe natyrisht, edhe çojnë në dhunë ndaj grave.

E kam një mesazh për krejt këta njerëz që po komentojnë në këtë formë: botës tuaj po i vjen kiameti. Dhe jo prej shtetit. Po prej grave tuaja që s’do ta durojnë më kurrë dikë me mendësi si ju.

Lajme të ngjashme