Sa ishin dorëlirë kosovarët në vitin 2023 – cilat qytete dhanë më shumë për bamirësi? - NACIONALE

Sa ishin dorëlirë kosovarët në vitin 2023 – cilat qytete dhanë më shumë për bamirësi?

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kosovarët dalin të jenë popull dorëlirë për dhurimin e parave për bamirësi.

Kështu të paktën thuhet në të gjeturat e raportit “Kosova Dhuron 2023”, i publikuar në kuadër të Programit për Angazhim Qytetar.

Ky raport tregon që kosovarët gjatë vitit 2023 kanë dhuruar për aktivitete të bamirësisë 8 milionë e 740 mijë euro, mbi dyfish më shumë se 3 milionë e 455 mijë eurot që ishin dhuruar vitin e kaluar.

Këto para janë dhuruar përmes 793 rasteve.

Nga kjo i bie që nga 5 euro janë dhuruar mesatarisht për kokë banori.

Të dhënat e raportit tregojnë se paratë janë dhuruar për individë dhe familje si kategoria më e madhe me 52.6%.

Por cilat qytetet kanë dhuruar më shumë?

Ky raport po ashtu tregon se cilat qytete ishin më dorëlira e cilat më tamahqare.

Ndoshta të gjithë mendoni se Gjakova mund të jenë rajoni më tamahqar, por jo. Sipas raportit, Gjilani është vendi që ka dhuruar më së paku për bamirësi dhe për të mirën sociale më 3,4 për qind, pasuar nga Ferizaj me 4,2 për qind. Gjakova ka 9,5 për qind.

Qyteti që ka dhuruar më së shumti, është Prizreni me 39,8 për qind, pasuar nga Prishtina në vendin e dytë me 26,9 për qind dhe në vendin e tretë Mitrovica me 10 për qind.

Nuk duhet me harru që edhe diaspora kishte rol të rëndësishëm në dhurim. Raporti thotë se nga viti 2019 deri në vitin 2023, donatorët nga diaspora i kanë ndihmuar qytetarët e Kosovës me donacione me vlerë të më shumë se 6,7 milionë eurove.

Lajme të ngjashme