Rrugëtimi i Shkurte Fejzës: Nga jeta në fshat, arrestimi, deri tek kulmi i karrierës
Gazetari Berat Buzhala ka realizuar intervistën e tij më të re me këngëtaren e njohur Shkurte Fejza, një prej emrave më të rëndësishëm të muzikës shqiptare.
Intervista biografike sjell një rrëfim të detajuar të artistes për jetën e saj private dhe rrugëtimin muzikor, i cili ka nisur që në vitin 1974. Përmes kësaj bisede, Fejza ndan momente të rëndësishme nga karriera e saj shumëvjeçare, si dhe përvojat personale që kanë shoqëruar këtë rrugëtim.
Buzhala e cilëson Shkurte Fejzën si një “institucion në vete”, duke vënë në pah kontributin e saj të jashtëzakonshëm në muzikën shqiptare ndër vite.