Rohde kur pyetet për Gërvallen:"Jah, s'e paskam ditur që s'donit anëtarësim në KiE këtë vit" - NACIONALE

Rohde kur pyetet për Gërvallen:"Jah, s'e paskam ditur që s'donit anëtarësim në KiE këtë vit"

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Nacionale: Sa për një seancë të jashtëzakonshëm të Komitetit të Ministrave. Ministrja jonë e Jashtme (Donika Gërvalla) thotë se po punon për një seancë të jashtëzakonshme. A mund të ndodh kjo pa kushtin e Asociacionit? Sepse ajo nuk e përmend këtë.

Rohde: Seancat e jashtëzakonshme të Komitetit të Ministrave i vendosin qeveritë. Krejt çështja më ka kaluar nga Asambleja Parlamentare në trupat vendues, që është Komiteti i Ministrave. Dhe, juve ju duhet të bindni ata. Dhe aty ne, Gjermania, Italia, Franca kemi marrë qëndrimet e qarta. Ne krejt jemi mbështetës të mëdhenj të Kosovës për anëtare në KiE; por, presim lëvizje të catuar në këtë çështje: Asociacionin. Rruga për KiE është qartë e vizatuar në këtë letër.

Nacionale: Por, Donika Gërvalla, kohëve të fundit thotë që “as nuk ishte objektivi jonë të anëtarësoheshim në këtë vit”; thotë se krejt çka ndodh deri në maj të vitit të ardhshëm është mirë për neve. Si e komentoni këtë?

Rohde: Pse ta komentoj këtë? Paskam menduar që Kosova donte të anëtarësohej në seancën e majit të këtij viti. Dhe qëndrimi jonë është se Gjermania mbështeti synimin e anëtarësimit të Kosovës kur u bë në fillim të 2023; për ta kaluar këtë aplikim në Asamblenë Parlamentare; e mbështetëm shumë; shkuam edhe te vendet anëtare për ta mbështetur. Pra, edhe njëherë, aq më herët aq më mirë. Por, duhet të çoni peshat e rënda, dhe këtë mundet vetëm Kosova, ne veç mund t’ju japim këshillat për të arritur dy të tretat e votave.

Lajme të ngjashme