Rina Krasniqi i fitoi dy çmime në PriFest: E dëshmova me punë jo në kafe - NACIONALE

Rina Krasniqi i fitoi dy çmime në PriFest: E dëshmova me punë jo në kafe

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Aktorja kryesore e filmit “Virgjëresha Shqiptare”, Rina Krasniqi ishte e ftuar në emisionin TOK në Nacioanle. Ndër të tjerash ajo rrëfeu edhe jetën e saj mes Brukselit dhe Prishtinës.

Studimet i ka përfunduar në Fakultetin e Arteve në Prishtinë e si aktore është ndëruar në Kosovë.

Krasniqi ka luajtur dy role në filmin “Virgjëresha Shqiptare”, njëri si Luana dhe tjetri si një burrneshë me emrin Jack.

Rina i ka fituar edhe dy çmimet kryesore për aktorin dhe aktoren më të mirë në PriFest vitin e kaluar. Pas marrjes së çmimeve ka pasur edhe kritika.

“Unë jam person shumë empatik. Kur je pionoere e diçkaje, normal që ki me marrë shumë feed-back, që mundet me qenë pozitiv, por ka edhe njerëz që kanë kritika. Jam më se e hapur me i shu këto pikëpyetje që i kanë pas. E bukura është që ato çmime nuk ja kam dhënë vetes tem. Plus në juri janë profesionista të kategorisë A... Po të isha aktore e keqe nuk e kisha fitu, po çka me bë që e kam qa me rol. Mirëpo ka qenë një nder shumë i madh, jam ndjerë shumë e bekuar. Është diçka që ndodh për herë të parë”.

Ajo në TOK tregoi se filmin do ta kemi brenda muajit edhe në Kosovë, Shqipëri e nëpër kinema.

VIDEO:

Lajme të ngjashme