Rikthehen pas 25 viteve, ushtarët britanikë shprehen të befasuar me progresin e Kosovës - NACIONALE

Rikthehen pas 25 viteve, ushtarët britanikë shprehen të befasuar me progresin e Kosovës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Disa ushtarë britanikë kanë vizituar Kosovën për herë të parë pas 25 viteve.

Për nder të 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës, 30 ushtarë britanikë të NATO-së që kishin hyrë në Kosovë më 12 qershor të vitit 1999 e kanë vizituar përsëri Kosovën.

Të martën ata kanë bërë rrugën e njëjtë të cilin e kishin realizuar para një çerek shekulli.

Ata janë shprehur të befasuar me progresin që ka arritur Kosova gjatë kësaj periudhe kohore.

Disa prej këtyre ushtarëve kanë folur për gazetën Nacionale.

Ata kanë treguar se para 25 viteve e kishin njohur një Kosovë tërësisht të shkatërruar.

Lajme të ngjashme