Ramush Haradinaj: Kosovën e udhëheq shpiuni i Serbisë
Pas raportimeve se Milan Radojiçiq kishte të bëjë në vendimin për pagat minimale prej ku ishin përjashtuar pjesëtarë të UÇK-së, Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj e quajti kryeministrin Albin Kurti’ njeriu e spiuni i shtetit serb’.
“Është vërtetuar se për këtë votë, janë marr vesh pas shpinës së Kosovës. Nëse edhe kësaj nuk ia dimë emrin si quhet, kush para këtyre njerëzve në Kosovë se ka bërë këtë, kjo tregon se Kosovën e udhëheq njeriu i Serbisë, spiuni i Serbisë”.