Qyteti 'pa reklama': Leonora gjen një zyre "ku ka gjithçka" në Viti, komuna s'di çka të bëjë me të
Nacionale ka shkuar për vizitë në ish zyren e kadastrit në Komunën e Vitisë. Prej pamjeve, mund të mendosh se është depo e mbeturinash. Por jo, aty ishin shumë dokumente të vulosura, fleta poseduese të pronave, kopje të planeve etj.
Dy zyre me shumë dokumente, të hapura, pa çelës.
Nacionale ka shkuar në komunë, për ta takuar Majlinda Ostrogllavën, e cila drejton drejtorinë për Kadastër, Pronë dhe Gjeodezi. Fatkeqisht atë nuk e takuam aty fizikisht, por na u përgjigj përmes telefonit.
“Nuk është përgjegjësia ime”.
Nëse ato dokumente janë të rëndësishme ose jo, drejtoresha nuk pati përgjigje.
Ostrogllava, fajin ia hodhi Drejtorisë për Kulturë. Ne kontaktuam edhe Valmir Sahitin, por që i njëjti nuk ishte në dijeni që ato zyre ekzistojnë.
Për detaje ndiqni storjen.
VIDEO: