“Qyrrat t’i kom fshi,”; “T’kisha vr*”: Qe çka ndodh në shkollën e Kosovës kur vajzat raportojnë ngacmime - përlahen keq arsimtarët, shpërthejnë sharjet - NACIONALE

“Qyrrat t’i kom fshi,”; “T’kisha vr*”: Qe çka ndodh në shkollën e Kosovës kur vajzat raportojnë ngacmime - përlahen keq arsimtarët, shpërthejnë sharjet

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Nëntë nga 100 ankesa që janë dërguar në kutinë e ankesave në një shkollë fillore në Lubishtë të Przirenit, janë për ngacmim seksual. Nxënëset, janë ankuar se po ngacmohen seksualisht nga arsimtari i lëndës së edukatës fizike.

Sot gjatë ditës, aty qëndroi gazetarja e Nacionales, Besarta Hoti.

Qysh në fillim, ajo u takua me drejtoreshën e shkollës, e më pas edhe me mësimdhënësit.

“Nuk e lejoj me ma njollos shkollën...” – ka thënë ajo fillimisht.

“Nuk e di nga i keni marrë këto informata, nuk kemi raste të tilla. Unë nuk i lexoj ankesat, për ato e di drejtoresha” – ka thënë ndërkaq një arsimtar i Biologjisë.

Por debati mes arsimtarëve për këtë çështje, ka eskaluar saqë kanë filluar edhe me ofendime ndaj njëri tjetrit.

Video e plotë:

Lajme të ngjashme