Qiraxhiu s’po i del nga prona, qytetari nga Prizreni thotë se po i ndodhë "veç pse është rom”
Një ngjarje e pazakontë ka ngjarë në qytetin e Prizrenit. Admir Palicko, qiradhënës, po e akuzon qiraxhiun me emrin Enver Salihu se ky i fundit nuk po ia liron lokalin.
Në një prononcim për gazetën Nacionale, Palicko ka thënë se krejt kjo ngjarje po i ndodhë për shkak se ai është rom.
“Ne jemi rom, ne jemi te komunitetit rom, te kish qenë ndonjë shqiptar, a kish mujtë a? Zhag e kish ngreh jashtë ose ishin vra, ishin myt” – tha ai.
Gazetarja e Nacionales, Besarta Hoti shkoi edhe te Salihu, qiramarrësi, i cili e tregoi të “vërtetën e tij”. Për më shumë, dëgjojeni videon e mëposhtme rreth këtij kontesti pronësor: