Qeveria e la duarthatë Osmanin - Ia kërkoi një gur minerar të Trepçës për t'ia dërguar Trumpit, ia refuzuan kërkesën
Në 18-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës ka ndodhur një ngjarje e pazakontë në mes dy institucioneve të larta shtetërore.
Presidenca dhe Qeveria nuk kanë mundur të pajtohen rreth dhurimit të një guri të “Trepçës” për presidentin Donald Trump.
Ministria e Ekonomisë ka refuzuar të ia jep Presidencës një gur minerar të ndërmarrjes “Trepça”, të cilin presidentja Vjosa Osmani kishte planifikuar të i dhuronte presidentit të ShBA-së, Donald Trump, në ceremoninë e inaugurimit të “Bordit të Paqes”.