Pushteti i ra, biznesi iu ngrit - Për sa kate u rrit ndërtesa e Rakiqit në veri dhe kush ia dha lejen e ndërtimit - NACIONALE

Pushteti i ra, biznesi iu ngrit - Për sa kate u rrit ndërtesa e Rakiqit në veri dhe kush ia dha lejen e ndërtimit

2 javë më parë

nga NACIONALE

Ish-Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, dyshohet se posedon një ndërtesë shumëkatëshe në qendër të Mitrovicës së Veriut. Nacionale ka mësuar se askush nuk është në dijeni nëse Rakiq ka leje për ndërtesën, përfshirë edhe komunën e Mitrovicës së Veriut.

Që nga maji i vitit 2023, kur Lëvizja Vetëvendosje mori pushtetin në Mitrovicë të Veriut, Goran Rakiq, ish-lider i Listës Serbe dhe ish-ministër në Ministrinë për Kthim dhe Komunitete në qeverinë e Kurtit, ka vazhduar punën e tij në biznes pa ndonjë problem.

“Kjo është ndërtesa e Goran Rakiqit. 100 për qind e tij. Po shkojna te Rakiqi, ta shohim syretin qysh e ka ndërtu. E ki informatën, ta thotë edhe ky serbi që është e Goran Rakiqit se ky me merr mua dhe me çon në vende të tilla”, tha një burim për Nacionale.

Një video e publikuar nga një serb, shihet se në vitin 2022 ndërtesa ishte e ndërtuar vetëm në 5 kate, me dy kate të tjera të pjesërisht të përfunduara. Në vitin 2024, ndërtesa tashmë ka 10 kate dhe është pothuajse e përfunduar.

Gazetari i Nacionales, Vullnet Krasniqi, realizues i stories “Pushteti i ra biznesi iu ngrit - Për sa kate u rrit ndërtesa e Goran Rakiqit në Mitrovicë të Veriut dhe kush ia dha lejen e ndërtimit”, ka vizituar objektin e ish-kreut të Listës Serbe, ku nga pamjet e Nacionales, shihet se puna në këtë godinë është punuar së fundi,

“Si u bë që njerëzit që dyshohet që kanë lidhje me Radoiçiqin, po ndërtojnë në veri të Mitrovicës”, pyeti gazetari Krasniqi mes tjerash, ndërsa po sillej rreth ndërtesës shumëkatëshe të Radoiçiqit.

Për më shumë detaje, ndiqni storien e plotë:

Lajme të ngjashme