Pse nuk bëhet IVF ende në QKUK, procedurë që i përket vetëm të pasurve?
Invitro Fertilizim, apo IVF është bashkimi i qelizave ku nuk ndodh në mënyrë natyrale por ndodh në labarator.
Në emisionin TOK 19, në Nacionale ishte e ftuar gjinekologia, Trina Nushi me të cilën u fol për këtë temë.
Ajo tregoi se në Kosovë këtë shërbim e ofrojnë vetëm spitalet private. Sipas saj në vend ende nuk të dhëna të sakta se sa fëmijë lindin me këtë procedurë, veç supozohet se rreth 500 fëmijë në muaj. Por ajo thekson se ky shërbim i ofrohet edhe personave që jetojnë jashtë Kosovës.
“Në muaj mesatarisht diku janë 400-500 fëmijë që lindin përmes fekondimit artificial”.
“Nuk i oftojmë shërbim vetëm banorëve të Kosovës por kemi edhe banorë që jetojnë jashtë vendit, të diasporës. Vijnë i nënshtrohen këtij shërbimi, kryhet procedura ndëresa lindja bëhet në vendin ku jetojnë”.
Pse nuk bëhet IVF ende në QKUK?
“Me sa e dijmë buxheti është nda, stafi është trajnuar. Por është përgatitja teknike, duhet me qenë një pjesë e gjinekologjisë e ndarë. Personeli i cili merret me IVF me qenë të trajnuar më shumë”.
Nushi thotë se duke e pasur parasysh procedura e IVF-së ofrohet vetëm në spitale private, kostoja është mjaftë e lartë, deri në 3850 euro.
