Përveç mënyrës natyrale, si mund të mbetet një grua shtatzënë?
John Brown është fëmija i parë në botë, i cili ka lindur me fekondim artificial ose IVF, në vitin 1978. Brown, lindi shëndosh e mirë, e kjo i zbuti edhe zërat kundërshtues.
Përndryshe IVF, i ka bërë shumë çifte me fëmijë.
Në emisionin TOK 19, në Nacionale ishte e ftuar gjinekologia Trina Nushi me të cilën u fol për fekondimin artificial. Ajo thotë se fertilizimi i asistuar nuk është më tabu.
Nushi tregon mënyrën se si mund të mbes shtatëzënë një vajzë, përveç ngjizjes natyrale.
“Fekondimi artificial vijnë në ato raste kur çiftet planifikojnë të kenë një fëmijë, por për një kohë nuk arrijnë një rezultat në mënyrë natyrale. Gjëja e parë që do të bëjnë është që të trokasin te një mjek, ku kërkojnë ndihmë. Çiftet të cilët një vit provojnë për shtatëzani, edhe pas mardhënieve të vazhueshme seksuale dhe nuk arrijnë rezultat duhet të lajmërohen te një mjek”.
Gjinekologia Nushi tregon se çka është IVF.
“Invitro Fertilizim, është bashkimi i qelizave ku nuk ndodh në mënyrë natyrale por ndodh në labarator. Qeliza vezë tërhiqet prej organizmit të gruas, qeliza e mashkullit dorëzohet dhe në laborator bëhet ngjizja, nëpërmjet disa gjilpërave specifike, me një mikroskop të specifikuar. Në mjedise ku ato kultivohen, bëhet ngjizja apo bashkimi i qelizave; vezë dhe spermatezoidit”.
VIDEO: