"Mos ma mësho": Protesta para Rektoratit, arrestohet Rron Gjinovci - NACIONALE

"Mos ma mësho": Protesta para Rektoratit, arrestohet Rron Gjinovci

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Po vazhdon protesta për shkarkimin e profesorit universitar, Xhevat Krasniqi , i dyshuar për ngacmim seksual ndaj disa studenteve.

Policia ndërkaq, ka shpërndarë me forcë aktivistët që po protestonin, dhe ka arrestuar Rron Gjinovcin, activist i ORCA-s.

Ndërkohë, protesta është organizuar nga Lëvizja Feministe Studentore.

Protestuesit kanë qëndruar në hyrje të objektit të Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, me thirrjes: “Përjashtoni Xhevat Krasniqin”.

Protestuesit pritet të qëndrojnë gjatë gjithë ditës para Rektoratit.

Lajme të ngjashme