Pesë kulla moderne në zemër të Shëngjinit: projekti ‘Holiday 2’ po ndërtohet me standarte të larta - NACIONALE

Pesë kulla moderne në zemër të Shëngjinit: projekti ‘Holiday 2’ po ndërtohet me standarte të larta

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Bregdeti i Shëngjitit tashmë po pasurohet edhe me një projekt të ri dhe masiv. Pas suksesit të jashtëzakonshëm të projektit “Holiday 1”, kompania Edil Projekt rikthehet me një tjetër investim madhor – kompleksin rezidencial “Holiday 2”.

I ndërtuar nga pesë kulla elegante, ky projekt ambicioz po avancohet çdo ditë me punime cilësore, duke ndjekur standardet më të reja të ndërtimit modern.

“Holiday 2” përfaqëson përkushtimin dhe seriozitetin që Edil Projekt demonstron në çdo detaj, me qëllim ofrimin e komfortit, sigurisë dhe estetikës bashkëkohore për banorët e ardhshëm.

I pozicionuar pranë detit, kompleksi gëzon një zonë të qetë dhe të pastër, duke ofruar një kombinim ideal të bukurisë natyrore dhe relaksit – perfekt si për pushime, ashtu edhe për jetesë gjatë gjithë vitit.

Interesi për projektin është tejet i lartë: mbi 60% e apartamenteve janë tashmë të shitura, çka tregon besimin e klientëve në markën “Holiday” dhe cilësinë që ajo garanton.

“Holiday 2” nuk është thjesht një kompleks banimi – është një stil jetese ku rehatia, dizajni modern dhe cilësia ndërthuren në mënyrë harmonike, duke e shndërruar në një vend ideal për familjen tuaj.

Kontakt: +355692035005 & +355692020608

Lajme të ngjashme