Për të gjithë adhuruesit e modës, 42 brendet e njohura të Prishtina Mall prezantojnë koleksionin më të ri Vjeshtë - Dimër
Nga e premtja deri të dielen, të gjithë të interesuarit do të kenë mundësinë të shohin brendet e Prishtina Mall, në “Prishtina Mall Fashion Week”.
Drejtori i Marketingut në “Prishtina Mall”, Armend Susuri ka dhënë detaje për Nacionalen rreth këtij organizimi.
“Tash jemi duke fillu sfilatën e modës, fashion show, Prishtina Mall fashion week ku do të kemi të gjitha brendet që janë pjesë e Prishtina Mall, do të shfaqin koleksionin vjeshtë – dimër, do të marrin pjesë 42 brende, do të kemi përformanca prej këngëtarëve e artistëve të njohur. Eventi do të zgjasë tre ditë. Diku rreth dy orë do të zgjasin eventet në këto ditë.
Ftojmë të gjithë qytetarët të na vizitojnë.” – ka thënë ai.
Ndiqni videon e plotë: