Pas intervistimit nga policia, Shehollin e “thërret” në telefon Escobari: Kjo është katastrofë - NACIONALE

Pas intervistimit nga policia, Shehollin e “thërret” në telefon Escobari: Kjo është katastrofë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Drejtuesi i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, Fatmir Sheholli, kishte qenë i ftuar në emisionin “Kojshija Show”, por pas një telefonate në emission të cilën ai thotë se e kanë inskenuar, ai u intervistua nga policia.

“Policia e Kosovë më ka marrë në pytje, pasi e kemi inskenuar një bisedë telefonike kinse me nënkryetarin e listës serbe, Millan Radojçiqin, si duket Policia ka ra pre e këtij inskenimi për arsye se dje më kanë ftuar ta sqaroj këtë gjë”.

Sheholli thotë se arsyeja e intervistimit të tij nga policia është pasi Minitrit Sveçla I ka ardhur rëndë “biseda në telefon”.

“Nuk jam unë fajtor që ka qenë inskenim i tillë, ka qenë iniciativë e autorit të emisionit”.

Gjatë intervistimit Fatmir Shehollin “e thërret” në telefon edhe emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

VIDEO:

Lajme të ngjashme