Osmani ik nga pyetja për përjashtimin nga Defender 23 - thotë se ka takim, agjenda thotë se s’ka - NACIONALE

Osmani ik nga pyetja për përjashtimin nga Defender 23 - thotë se ka takim, agjenda thotë se s’ka

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sot kryeministri i vendit, Albin Kurti e Vjosa Osmani e kishin agjenden e ngjeshur, kur themi agjenden e ngjeshur pra e kemi fjalen kanë pasur të bëjnë shumë përkujtime, meqenëse sot u shënua 12 qershori, dita e clirimit të vendit.

As edhe kësaj here ekipi i Nacionales nuk mungoi, ku përvec ngjarjes, interesimi i mediumit tonë ishte të merr përgjigje nga znj. Osmani se si e komenton ajo përjashtimin e Kosovës nga Defeder2023, meqenëse komandantja supreme edne nuk e ka thënë asnjë fjalë për këtë ndëshkim.

Edhe kësaj here si cdo herë, presidentja heshti, heshti në insistimin e parë që ia bëmë, ndërkaq kur provuam për të dytë herë ajo tha se po shkonte me një takim, ndonëse në agjendë e saj nuk shkruante se ajo kishte ndonjë takim në atë kohë, por thjeshtë një arsyetim i radhës, por megjithatë le të mbetetet në ndërgjegjen e saj.

Lajme të ngjashme