Operacioni i hundës – më i kërkuari, thotë kirurgia Sanije Abazi
Kirurgia plastike, doktoreshë Sanije Abazi, në ‘Health Matters’ të Gazetës Nacionale, thotë se një nga operacinet më të shpeshta që kërkohet nga pacientet, është ai i hundës.
“Operacioni më i shpeshtë është rinoplastika, pra operacioni i hundës, për shkak se i gjithë ballkani e ka një formë karakteristike të hundës. E pastaj, ajo është kërkesa më e madhe”, tha doktoresha Abazi.
Në pyetjen se a është e vërtetë që botox-i mund të ndikojë në ‘shërimin’ e migrenës, doktoresha thotë:
“Po është e vërtetë për shkak se botoxi paralizon muskujt dhe në atë moment, ajo nuk lejon që në momentin që je në stres, ka arsye cka e nxit migrenën, por po e preki pa a shumë pjesën se pse bëhet aplikimi i botox-it.
Në momentin që ti relakson muskujt dhe nuk ka presion në ato pjesë, normalisht që atëherë migrena nuk ndodhë.
Botox kohën e fundit përdoret edhe për shkak të djersitjes së tepërt, në shputa këmbësh, shuplaka të duarve, nënsqetulla, aplikohet botox”, tha ajo.