Një vit nga tragjedia ku bashkëshorti ia mori jetën Hamide Magashit para Gjinekologjisë, policët u kthyen në punë e përgjegjësi s'dha askush - NACIONALE

Një vit nga tragjedia ku bashkëshorti ia mori jetën Hamide Magashit para Gjinekologjisë, policët u kthyen në punë e përgjegjësi s'dha askush

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Janë bërë një vit prej kur para Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK-së u vra një grua.

Hamide Magashi, 35 vjeçare u vra mizorisht nga bashkëshorti i saj Sokol Haliti i cili më pas e vrau edhe veten.

Magashi, nga fshati Llugaxhi i Lipjanit gjatë 9 muajve të shtatëzanisë ishte malltretuar fizikisht e psiqikisht nga bashkëshorti, me të cilin kishte vendosur të ndahej.

Ajo u ekzekutua me armë zjarri, vdiq e nuk e gëzoi dot ndjenjën e të qenurit nënë.

E, pas kesaj ngjatje te tmerrshme familja e Hamides, nuk e priti beben e as vajzen e tyre me gëzim, por kishin hapur dyert per ngushellim.

VIDEO:

Lajme të ngjashme