Një veturë e djegur, një grabitës i plagosur – Detaje ekskluzive për grabitjen tek “Albi Mall” - NACIONALE

Një veturë e djegur, një grabitës i plagosur – Detaje ekskluzive për grabitjen tek “Albi Mall”

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një grabitje e armatosur ka ndodhur rreth orës 10:30 të mëngjesit të sotëm në Prishtinë.

Grabitja ka ndodhur tek qendra tregtare “Albi Mall” në Veternik, ku grabitësit kishin objektiv një furgon që tranportonte para, pronësi e kompansië “Instambul Ozel Guvenlik”.

Burime të Gazetës Nacionale kanë bërë të ditur se nga të shtënat me armë zjarri, janë plagosur të paktën dy persona, njëri pjesëtar i sigurimit të kompanisë që ishte cak i grabitjes dhe një person tjetër që ishte i dyshuar në rast.

Pjesëtari i sigurimit, sipas asaj që dihet deri më tani është duke u trajtuar në QKUK, pasi që ka marrë lëndime në pjesën e abdomenit, ndërsa grabitësi i dyshuar, i nacionalitetit serb, dyshohet se ka kërkuar ndihmë mjekësore në Komunën e Graqanicës.

Policia gjithashtu është duke hetuar disa pista, pasi që edhe një automjet që dyshohet që është përdorur nga grabitësit është gjetur i djegur në Hajvali, në dalje të Prishtinës.

Nacionale do t’ju mbajë të informuar rreth rastit:

Lajme të ngjashme