"Një asht me ja gjetë nanës, ma shumë s'du" - Rrëfimi i Sabrijes, në kërkim të vjehrrës së zhdukur - NACIONALE

"Një asht me ja gjetë nanës, ma shumë s'du" - Rrëfimi i Sabrijes, në kërkim të vjehrrës së zhdukur

3 vjet më parë

nga NACIONALE

27 maj, Dita Kombëtare e personave të zhdukur. Shoqata për dëme të luftës “Ngritja e zërit” prezantoi dokumentarin për krime të luftës “Krimet e pandëshkuara të Serbisë 1981-1999”, ku të pranishëm ishin shumë persona, të cilët me lot në sy e me shumë emocione e përcollën dokumentarin.

Aty takova një person, zonjën Sabrije Nimani, e cila dëshiroi që ta ndajë me neve historinë e saj.

Zonja Nimani, e ka të zhdukur nënën e bashkëshortit të saj, vjehrrën.

Ajo tregoi se deri sa po e përcillte dokumentarin, i’u duk se u kthye në kohë, e ngjarja që ka përjetuar po ndodhte sot.

“E kam vjehrrën të zhdukur e nuk është gjetë kurrë më”, thekson ajo.

Bashkëshorti i Sabrijes, ka vdekur 5 vite pas luftës. Ajo trego se sa shumë e ka vuajtur bashkëshorti i saj zhdukjen e nënës.

“Burri sa dilke kqyrke thojke mos pe gjejë... 5 vite e ka vuajt, ka vdek pas infraktit në zemër. Kurrë ska ra me fjetë, pa thanë oh nana jem”.

“Unë një asht të nanës tem me ja gjetë ma shumë nuk du”, kujton Sabria fjalët e bashkëshortit.

Ajo thekson se ende ka shpresë se të pagjeturit do të gjinden.

“27 prilli është i shenjtë pët neve, është e rëndë shumë edhe 15 e 16 prilli që jemi dalë me të e me 16 veç na humbi. E bukën që e ka ngrënë në fund. Po ajo shkoj, e nuk po gjindet më me shumë shok e shoqe të veta”.

VIDEO:

Lajme të ngjashme