Nga Hegeli te festa me kusi e tenxhere. Kjo është vdekja kulturore e VV-së
Jemi në fund të vitit 2025, inteligjenca artificiale ka trokitë në derën e njerëzimit. 2026-ta pritet të jetë absolutisht dramatik në këtë fushë, kurse kështu është festuar fitorja në Kosovë…
Ky është fillimi i fundit të kësaj Lëvizje, që nisi si njëfarë lloj, le të themi, klubi i djemve dhe cikave intelektuale të Prishtinës dhe që ku arriti.
Kjo është vdekja kulturore e Vetëvendosjes dhe cdo gjë që ka paraqitë Lëvizja Vetëvendosje.
A e mbani mend, ato ‘meme-s’, para 15 vitesh, ‘ia ka votu votën, ma ka votu votën, a ban me folë’ dhe Prishtinë gëlonte prej bullizimit të atyre njerëzve që i konsideronin se po vinin prej provincave dhe po e dominonin, si me thënë elitën intelektualën të Prishtinës.
Qe tash. Nuk po vinë prej provincave, po vinë nga mentaliteti provinvial, nga Berlini.
Kjo është çështja e pashpjegueshme logjikisht se çka mundet me të bë një kusi, që i hyn me thikë kusisë…