Në kufi me Korfuzin: Resorti Arameras me çmime të përballueshme, koci sa n’Prishtinë
Berati, Burimi e Visari po shkojnë drejt fundit të udhëtimit të tyre në Shqipëri, përgjatë vijës bregdetare në këmbë.
Së fundi, ata na kanë sjellur video nga resorti Arameras.
Siç njofton gazetari Berat Buzhala, ky resort është në pikën më të skajshme të Shqipërisë.
“Jemi në pikën më të skajshme të Shqipërisë, që mundet me qenë pika më e bukur e Shqipërisë. Resorti Arameras në qoshe të Ksamilit, në kufi me Korfuzin.” – thotë ai.
Ndërkaq, Edi, nga ky resort, tregon për vilat e akomodimit.
“Villat e vogla, të ndara në dy tiplogji, kemi tipologji që janë një dhomë gjumi me dy krevata, një dobio, një tek. Tjetra është familjare për pesë persona”.
Ndiqni videon e plotë për të mësuar më shumë: