"Mi mori 20 mijë euro" - Fisnik Syla akuzohet sërish për mashtrim nga Andrea Gjura
Pas dy raportimeve në Gazetën Nacionale, që tregonin mënyrat se si personazhi Fisnik Syla po mashtronte qytetarët duke i nxitur për të investuar në biznese fiktive të diamanteve, tash është lajmëruar edhe viktima e tretë.
Andrea Gjura, me prejardhje nga Shqipëria por që jeton dhe punon në Belgjikë, i ka rrëfyer gazetarit Oqean Dërmaku se si ishte njoftuar me Fisnik Sylën dhe si i njëjti i kishte treguar për një biznes të diamanteve, ku çkado që investon, trefishohet si fitim.
Për të kuptuar se si Fisnik Syla kishte arritur ta mashtronte Andrea Gjurën për të investuar rreth 20 mijë euro, ndiqeni raportimin në vazhdim:
Nacionale ka provuar të marrë një përgjigje për këto akuza edhe nga Fisnik Syla, por i njëjti nuk është përgjigjur! Ndërkaq, sa i përket dy rasteve të kaluara që janë raportuar në Nacionale, Syla ka mohuar të gjitha akuzat!