Metodat më të avancuara për trajtimin e venave – A bëhen në Kosovë?
Kirurgu vaskular Dr. Lulzim Vokrri në një intervistë për emisionin “Health Matters”, në Nacionale i ka sqaruar te gjitha metodat më të avancuara për trajtimin e venave varikoze.
Ai tha se trajtimi modern dhe aktual në botë është trajtimi medikamentoz.
“Trajtimi modern dhe aktual në botë është trajtimi medikamentoz. Pra, medikamentet qe merren përmes gojës, pra terapitë konvencionale, i rangojmë në grupim venolimfotonik dhe yndyrnat, plus corapet kompresive, të cilat kanë një nivel të gradum kompresiv sipas madhësisë dhe gjatësisë sipas standardeve botërore prej 0-4. E kanë emërtimin CCL prej 0,1,2,3,4.
CCL2 ka përdorim më të gjerë, ka forma për pjesën nën gju, mbi gju, dhe si henihopke. Këto përdoren për ndalimin e venave venoze dhe trajtimin e tyre”, tha Vokrri.
Kurse, i pyetur për benefitet dhe risitë më të fundit në trajtim, Vokrri tha se venat varikoze mund të trajtohen edhe pa kirurgji.
“Po, është pikëërisht ky mjekimi konzervativ që shkon mirë me çorap, pastaj, nëse nuk shkon mirë, vazhdojmë me skleroterapi, është proces i shpejtë, i lirë, pa anestezion. Po nëse pacienti nuk mund të trajtohet, është kirurgjia endoventoze”, tha ai për Nacionalen.