Mehmetaj dhe Buzhala paralajmërojnë "sjellje antidemokratike" të Kurtit nëse dështon të formojë qeverinë i vetëm - NACIONALE

Mehmetaj dhe Buzhala paralajmërojnë "sjellje antidemokratike" të Kurtit nëse dështon të formojë qeverinë i vetëm

1 vit më parë

nga NACIONALE

Gazetari Lirim Mehmetaj ka rikthyer "historinë e dhunshme" të Lëvizjes Vetëvendosje në krye me liderin e saj, Albin Kurtin, ndërsa paralajmëroi rotacion antidemokratik në rast se VV-ja potencialisht dështon të rimarrë pushtetin. Mehmetaj dhe Buzhala ndanë mendimin se sjelljet e Kurtit mund të bëhen të dhunshme dhe se ai do të refuzonte rikthimin në opozitë.

Gjatë një interviste në “Ditarin e Buzhalës”, Mehmetaj dha një kronologji të sulmeve ndaj institucioneve shtetërore. Ai gjithashtu përmendi zbulimin e armëve të rrezikshme, përfshirë topa ping-pongi të mbushur me helm kimik që mund të shkaktonin dëme fatale.

Në këtë kontekst, Mehmetaj paralajmëroi për rreziqet që mund të sjellë një parti e tillë në rastin e potencës së pushtetit edhe ndjenjën e asaj të mire.

“Njerëzit duhet me kuptu një send; një Lëvizje [Lëvizja Vetëvendosje] e cila e ka gjuajtur Kuvendin me zollë, i ka kallë veturat zyrtare. Me operacion të organizum në të gjithë territorin e Kosovës në orën dhe ditën e njëjtë i ka sulmuar me granata gjykatat e Kosovës, se plot po harrojnë. I ka gjuaj bombë me fëmijë të vegjël brenda ish-drejtorit të RTK-së. Xhemba nën veturë me tendencë rrotullimin kryeministrit. Tendencë me ia pushtu komplet hapësirën private ish-kryeministrit. Gaz lotsjellës. Policia ka gjetur armatim, plus policia këtyre iu ka gjetur, është rasti në polici ende, disa topa të pin-pongut të mbushur me njëfarë helmi kimik, i cili nëse të godet, të çon deri në vdekje. Nëse dikush i ka bërë krejt këto pa potencën e pushtetit dhe vetëm për dëshirën me arrit diçka që mendon se është e mirë, paramendo kur e ke edhe potencën e pushtetit edhe tashmë ndjenjën e asaj të mire. A po mendon ti që me proces krejt normal të rrotacionit demokratik ka me u largu Vetëvendosja a?”, tha Mehmetaj.

Nga ana tjetër, gazetari Berat Buzhala shprehu dyshime për drejtimin e ri politik të Albin Kurtit, liderit të Vetëvendosjes dhe Kryeministrit aktual të Kosovës.

Sipas tij, nëse nuk arrin të sigurojë mjaftueshëm vota për ta formuar Qeverinë i vetëm, Kurti “do të fillojë të ushtrojë dhunë”, në vend që të pranojnë opozitën.

"Problem është se ky [Albin Kurti, aktualisht në Qeveri] ka me ndryshu tregimin, d.m.th. kur s’do të mund ta bëjë vetë Qeverinë, atëherë ky do të fillojë të ushtrojë dhunën, se ky nuk del ne opozitë. Nëse ky fiton, por s’arrin ta bëjë shumicën”, tha Buzhala.

Diskutimi i plotë KËTU.

Lajme të ngjashme