Me mantil të bardhë edhe në UÇK: Lul Raka tregon si u vranë infermierët nga forcat serbe - NACIONALE

Me mantil të bardhë edhe në UÇK: Lul Raka tregon si u vranë infermierët nga forcat serbe

2 muaj më parë

nga NACIONALE

Mikrobiologu Lul Raka, në emisionin Tok 16 në gazetën Nacionale foli edhe për periudhën kur ka qenë mjek në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Raka thotë se në kohën e luftës ani pse i ri, nuk ka dashur asnjëherë ta lëshoj Kosovën.

“Në atë kohë kam qenë duke punuar në shoqatën humanitare “Nënë Tereza” në Kaçanik. Edhe sa u pata pranuar asistent në Fakultetin e Mjekësisë, paralufte. Edhe nuk ka pasur aty dilema”.

“Ka qenë periudhë e rëndë sepse shumë njerëz nuk i kemi. Edhe në ekipen time, në brigadën 162, Agim Bajrami, infermierët që kanë qenë në ekip tek unë janë vrarë më 9 prill, në lagjen Rakoc në Kaçanik.. Prej kësaj prespektive e sheh që kadal se ne nuk e paskemi marrë mësimin e luftës, pasojat e luftës. E rëndë ka qenë”.

Ai thekson se “kemi harruar shpejtë”.

"Në emër të luftës është bërë gjithçka, ka pasur edhe keqpërdorime", theksoi Raka në TOK.

Mikrobiologu thotë se është shumë e dhimbshme me i harru personat që kanë vdekur e janë vrarë në luftë.

Ndiqni rrëfimin e Lul Rakës:

Lajme të ngjashme