"Me kamera e pranga elektronike: Ish-polici i akuzuar për tragjedinë në Zllatar kërkon lirimin nga paraburgimi - NACIONALE

"Me kamera e pranga elektronike: Ish-polici i akuzuar për tragjedinë në Zllatar kërkon lirimin nga paraburgimi

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Është mbajtur seanca e radhës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në departamentin e Krimeve të Rënda, ndaj Fatlum Mehmetit, i cili akuzohet për vrasjen e L.H. në një aheng në Zllatar.

Në këtë seancë, i akuzuari Fatlum Mehmeti ka kërkuar nga trupi gjykues që të dërgohet në arrest shtëpiak, duke thënë se në mënyrë vullnetare mund të blejë pranga elektronike apo kamera që monitorohen nga gjykatësit.

Mundem me i ble edhe vet kamerat e sigurisë ku i monitoroni ju ose edhe pranga elektronike.” – ka thënë ai në gjykatë.

Në këtë seancë nuk iu erdhi radha dëshmitarëve që ishin planifikuar të dëgjoheshin.

Ndërsa avokati i familjes së të ndjerit, L.H, Besnik Berisha kërkoi që kjo seancë të shtyhet.

“Kërkojmë seanca të anulohet për shkak se prokurori është avancu në një pozitë në prokurorinë e apelit.” – ka thënë Berisha.

Ku më këtë kërkesë është pajtuar prokurori i shtetit, mirëpo një gjë të tillë e kundërshtuan trupi gjykues.

Më pas, avokati Berisha ka kërkuar që përjashtohet trupi gjykues.

Duhet ta parashtrojmë kërkesën për përjashtim të trupit gjykues.” – ka thnë Berisha.

Lajme të ngjashme