Mashtrimi midis sheshit, qysh vidhen në pikë të ditës qytetarët në emër të bamirësisë me shkrepsa 1€
Një shkrepëse, një euro e një kupon fiskal kinse dëshmi.
Kompania InvestCorp SH.P.K. punëson disa vajza si promotere, të cilat më pas dalin të shesin shkrepëse në qytete të ndryshme të Kosovës. Bile duke kaluar edhe në sheshin e Prishtinës, mund t’i rastisësh, e që të cilat të kërkojnë të ndalesh dy a tre minuta.
Vajzat, bëjnë shitje në emër të bamirësisë. Thonë se bashkëpunojnë me shoqata humanitare, e më pas me të hollat e fituara ndihmojnë familjet në nevojë.
Gazetarja e Nacionales, ka dalë në terren dhe nga afër ka bashkëbiseduar me promoteret. Gjithashtu, ka shkuar ta kërkoj kompaninë në fjalë, të cilën nuk e gjeti askund.
E Shoqata Humanitare Bëmirëse Bereqeti, përmes telefonit e mohoi se kanë bashkëpunim me kompaninë InvestCrorp.
Për detaje, ndiqni storjen: