Likuidimi i serbit nga Rrustë Llapi: Çka dihet deri në këto momente nga ngjarja në Gjermani? - NACIONALE

Likuidimi i serbit nga Rrustë Llapi: Çka dihet deri në këto momente nga ngjarja në Gjermani?

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Mbrëmjen e vonshme të së dielës, u raportua se një 52 vjeçar me prejardhje nga Kosova, dyshohet se ka vrarë një burrë të moshës 32 vjecare në Duseldorf të Gjermanisë.

Çka ndodhi?

Sipas raportimeve, të shtënat nisen nga një debat mes një shqiptari 52-vjeçar dhe pronarit 38-vjeçar të një restoranti në një lagje të Duseldorfit, por lidhur me shkakun se pse çoi te kjo ngjarje, ende asgjë nuk është e konfirmuar.

Gjithnjë sipas raportimeve, pas fjalosjes mes dy burrave, më pas debati ka vazhduar jashtë derës, ku shkëmbimi i fjalëve u kthye në një konfrontim me armë.

52-vjeçari, sipas dëshmitarëve të cituar nga mediat, nxori armën dhe qëlloi disa herë drejt pronarit të lokalit.

Mediat në Kosovë, kanë publikuar emrin e të dyshuarit, që është Rrustem Llapi.

Në anën tjetër, i vrarë ka mbetur Aleksandër Stefanoviç, me nacionalitet serb, i njohur për arte marciale.

Lajme të ngjashme