Kurti për ‘ikjen e trurit’: Kush shkon në studime ju dëshirojmë fat - NACIONALE

Kurti për ‘ikjen e trurit’: Kush shkon në studime ju dëshirojmë fat

2 vjet më parë

nga NACIONALE

“Së pari ne po mundohemi ta lidhim tregun e punës me arsimin professional.

Pastaj, modeli gjerman, ku studentët kalojnë disa ditë në shkollë duke mësuar teori lidhur me atë që do të punojnë, kur të bëjnë pjesën praktike, në këtë mënyrë ofrojnë një profesionalizëm joakademik.

E dyta është po zhvillojmë, po rrisim ekonominë tonë, paga mesatare në sektorin privat po rritet. Dhe njërzit nuk duhet të largohen mos të largohen. Ata që shkojnë të studiojnë, u dëshirojmë fat dhe dëshirojmë t’i përkrahim që një ditë, ata të zëvendësojnë këtë ikjen e trurit që ka ndodhur që ka ndodhur paraprakisht apo që po ndodhë dhe jam optimist që shumë njerëz nga diaspora do të vazhdojnë të kthehen duke hapur degë të bizneseve të tyre…dhe ndoshta disa edhe kur të pensionohen mund të kthehen”, tha kryeministri Kurti në Samitin e Western Ballkans.

Lajme të ngjashme