“Kujdes nga Kurt’H’i”: Pse Prishtina duhet ta refuzojë Hajrulla Çekun? - NACIONALE

“Kujdes nga Kurt’H’i”: Pse Prishtina duhet ta refuzojë Hajrulla Çekun?

3 javë më parë

nga NACIONALE

Ndërhyrja artistike “Kujdes nga Kurt’H’i” është një paralajmërim artistiko-politik në kuadër të kampanjës së artit politik.

Metaforkisht, titulli është një lojë gjuhësore dhe semantike mes fjalës “kurthi” dhe mbiemrit “Kurti”, ku shtesa e vetme, shkronja “H” simbolizon figurën marionetë të Hajrullah Çekut, kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar në Prishtinë. Simbolikisht “H” shpërfaq hallkën e manipulimit ndërmjet liderit dhe instrumentit të tij politik – mënyrën përmes së cilës regjimet populiste dhe liderët autokratë e mirëmbajnë pushtetin duke e maskuar kontrollin si ndryshim nëpërmjet mekanizmave të tillë. Metafora e “kurthit” merr trajtë visual alegorike përmes simbolikës konceptual të qytetarëve si minj, të cilëve përmes populizmit u ofrohet “djathi” për rënie në kurthin e autokracisë.

Djathi, konceptualisht bëhet metaforë e propagandës, ndërsa qyteti shndërrohet në një labirint të pushtetit. Prishtina, në këtë ndërhyrje artistike, trajtohet si beteja kyçe për demokracinë në Kosovë, duke rezonuar brenda hartës së autokracisë moderne, ku kapja e kryeqytetit është momentum vendimtar për kapjen e shtetit.

Historia politike rajonale na ka traguar se kur regjimet autoritare e marrin kryeqytetin, ato e kapin shtetin, duke kontrolluar “imagjinatën kolektive” për të krijuar pushtetin absolut. Shembull, në Turqi, Rexhep Tayyip Erdogan e konsolidoi pushtetin pasi partia e tij mori kontrollin mbi Ankaranë, por që viti 2019 e tregoi edhe të kundërtën, humbja e Ankarasë tronditi seriozisht regjimin e tij.

Po ashtu, Viktor Orban në Hungari e forcoi regjimin e tij pas marrjes së kontrollit të plotë mbi Budapestin, duke e shndërruar kryeqytetin në qendër të propagandës autokratike, njëherit, në Serbi, Aleksandar Vucic e ka përdorur Beogradin si makineri të propagandës dhe shpërndarjes së klientelizmit politik, duke e kthyer në epiqendër të pushtetit vertikal.

Kurse, Edi Rama në Shqipëri e ndërtoi modelin e “demokracisë vizuale” vetëm pasi e ktheu Tiranën në skenë të imazhit të pushtetit, ku ngjyrat e fasadave edhe sot mbulojnë erozionin e demokracisë, edhe në Poloni, Jaroslaë Kaczynski e përdori Varshavën si arenë për “reformimin ideologjik të shtetit”, duke instaluar një regjim brutal që ushtrohej me shtypje dhe represion.Madje edhe në Rusi, Vladimir Putin ngriti sistemin e tij të kontrollit përmes mbajtjes së Moskës si laborator të pushtetit total mbi hapësirën publike dhe mediatike.

Lajme të ngjashme