"Kryeministër a po fol me sigurimin mos të kapin"- Vullneti në QKUK për pajisjen që u desht të pritet 6 muaj, hyn në ferrka me sigurimin e Albinit - NACIONALE

"Kryeministër a po fol me sigurimin mos të kapin"- Vullneti në QKUK për pajisjen që u desht të pritet 6 muaj, hyn në ferrka me sigurimin e Albinit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sot ministri i Shëndetësistë Arben Vitia sëbashku me kryeministrin Kurti kanë bërë përurimin e rezonancës në Spitalin e Pediatrisë në QKUK. Pajisje kjo për të cilën u desht të pritej 6 muaj.

Gazetari i Nacionales, Vullnet Krasniqi ishte prezent në rastin e përurimit për t’i shtruar disa pyetje Vitisë e Kurtit, ku Kurti refuzoi t'i përgjigjej pyetjes së Vullnetit.

Sigurimi i Kurtit e kapi gazetarin, duke u munduar t’a ndalonte që t’i bënte pyetjet e tij, por kjo nuk i bëri përshtypje Kurtit edhe pasi Vullneti ia bëri me dije një gjë të tillë.

Video e plotë:

Lajme të ngjashme