Krasniqi: A e kanë shumicën këta, ku e kanë shumicën, ku i kanë 61 vota?
“Jam i bindur, prej kësaj që po e shoh sot, me 52 vota që z. Kurti nuk mund ta bëjë qeverinë. Ne jemi të gatshëm, në rast të dështimit të tij menjëherë ta marrim përgjegjësinë me partitë që kanë qenë në të kaluarën në opozitë, dhe me komunitetet pakicë të Kosovës, përveç Listës Serbe, që ta bëjmë qeverinë e re me Bedri Hamzën kryeministër”, tha sot Memli Krasniqi.