Kosova dhe Izraeli cak i sulmeve terrosite: Kurti dhe Netanjahu kthyen botën kundër vetes
Më 7 tetor të vitit te kalumë forcat e Hamasit u futën në Izrael, ku i vranë dhe masakruan rreth 1100 veta. Burra, gra, pleq, foshnje, te rinj dhe të reja. Kanë kry edhe përdhunime. I morën me vete si pengje rreth 250 veta. Pengjet i ekspozunë nëpër pik up’a, nëpër pazare. I rrehshin para kamerave.
E gjithe bota u trondit.
Pas kushedi sa vitesh publiku botëror u kthy në favor të Izraelit, i cili tash e disa dekada shihet si agresor, e palestinezët si viktima. Sigurisht që realiteti kurrë nuk osht kanë qekaq i thjeshtë.
Ajo çka boni Hamasi ishte e pambrojtshme dhe e pajustifikueshme, pamjet ishin mizore, prandaj sado simpati të kishe për vuajtjet e popullit palestinez asaj vepre nuk ke mujtë me i thanë bravo.
Kurrkush me mendje te shendoshë, asnjë media, asnjë person me ndikim, nuk ishte ne gjendje me dalë e me thanë “ajo çka ka bo Hamasi ishte e shëmtume, por..”.
Me 7 tetor nuk kishe POR. Kjo rregull nuk vlen edhe për militantët dhe ekstremistët antisemit. Ata janë në gjendje me e arsyetu edhe hudhjen e armës nukleare mbi Tel Aviv.
Po flas për njerëz normal.
Në ditët dhe javët para se të ndodhte kjo masakër, pozita politike e Bibi Netanjahut ishte shumë e vështirë brenda Izraelit. Ai me partitë e ekstremit të djathtë brenda koalicionit, ishin rrekur që ta ndryshonin rendin juridik, duke i nënshtru organet e drejtësisë përmes “procesit te reformave”, për me ia ndryshu përfundimisht fytyrën shtetit të Izraelit, duke e shndërru nga një shtet demokratik dhe sekular, në një shtet që anon kah autokracia dhe teokracia.
Shumica e analisteve besonin që Netanjahu po i bënte këto ‘reforma’ në drejtësi për me shpëtu veten prej prokurorëve që po e hetonin atë për korrupsion, dhe në të njëjtën kohë për t’i kënaqur ambiciet e partnerëve të koalicionin që e donin një Izrael që kishte standarde të dyfishta, një palë standarde dhe një palë ligje për hebrenjtë dhe një palë të tjera për arabët.
Qindra mijëra vetë po protestonin çdo dite ne rrugët e Tel Avivit.
Nje pjese e ushtrisë dhe Mosadit të famshëm ishte kthyer kundër. Kundër e kishte edhe Administraten Biden, sikurse edhe shumicën e shteteve te BE’se.
Me 7 tetor Netanjahut i erdhi ne ndihmë Hamasi.
Pas masakres se 7 tetorit, ndryshoi komplet dinamika politike. U ndalen protestat, u unifiku shoqeria hebreje, u bënë bashkë edhe liberalët dhe konzervatorët, kurse Joe Biden me tana ato vjet mbi supe, u nis për Izrael, për me i dalë krah atij populli, e qe besa edhe Netanjahut.
Opozita qe deri dje e kerkonte koken e Bibit, vendosi me u futë në njefarë kabineti të luftës.
Bibi arriti ta shpetojë lëkurën.
Atë ditë dhe ditët më pas, bota ishte e bindun që Izraeli do të pergjigjet.
Kurrkush nuk i thojke JO, pervecse Amerika i thojke mos me reagu me zemër por me tru, mos me e keqperdorë pozitën, mos me bo gabime në kundërpergjigje, mos me u shndërru prej viktimës në agresor.
Po kujt me i thanë se?!
Njohësit e problemeve në Lindje te Mesme vazhdimisht thoshin qe synimi i Hamasit, respektivisht udheheqësit e Hamasit brenda Gazës, Jahja Sinvar, ishte saktesisht kjo çfarë po bënte tash Izraeli. Qe Izraeli t’i turrej Gazes me të gjitha mjetet, duke e shkaktu një katastrofë humanitare, para syve të botes.
Netanjahu me vetëdije ra ne këtë kurthë. E rrasi Izraelin në këtë konflikt tash e shtatë muaj.
Forcat e Hamasit, në krye me Sinvarin, po vazhdojnë operacionet e tyne nëpër tunelet e shumta nëntokësore, të bindun që Izraeli po e humbë këtë lufte. Vrasja e civilëve asnjeherë nuk osht kanë problem për Hamasin. As civilëve hebrenj, as civilëve palestinez.
Kështu, gradualisht, me pamjet që po shfaqeshin gjithandej, Bibi Netanjahu, arriti ta shpenzoj për disa muaj gjithë kreditin e akumulume prej sulmit mizor terrorist. Ai nuk i perfilli keshillat e miqve, posacerisht amerikaneve, kur e porositen qe Hamasit t’i pergjigjet me mend, jo me zemer. Netanjahu nuk deshti me e kujtu keshillen e paraardhesit te tij te mencur, Jitxhak Rabin, i cili kishte thane qe arma ma e forte e Izraelit nuk jane armet e Izraelit, po aleanca me Ameriken, kurse per Ameriken Izraeli osht shume i randesishem, por nuk osht vec Izraeli nuk ate rajon. Osht edhe Arabia Saudite, jane edhe shtetet tjera arabe, per te cilat Amerika duhet me u kujdes, sepse nese nuk kujdeset, bota nuk osht qaq unipolare sa ata nuk kane ku me shku. Kina dhe Rusia jane tuj prite te dera.
Kurse per Netanjahun keto dinamika nuk ishin aspak te randesishme. Ai vazhdoi te abuzonte me perkrahjen e 7 tetorit.
Keshtu, gradualisht raporti i Netanjahut me forcat e brendshme ne Izrael, posacerisht me ministrin e mbrojtjes dhe me shefin e opozites, u kthy atje ku ishte para 7 tetorit. Ata filluan t’i kerkojne llogari, se qysh don me ia lidhe kryte kesaj lufte. E kercenuan edhe me braktisje te unitetit kombetar.
Amerika dhe Biden vendosen me ia ndale shitjen e armeve. Bashkimi Evropian u acarua tej mase. Disa shtete, Norvegjia, Irlanda, Spanja etj, kane paralajmeru njohjen e Palestines. Ne Britani dhe Gjermani osht rit presioni mos me i shite arme Izraelit.
Diteve te fundit qeveria e Izraelit ka po i fton ambasadoret e shume shteteve per me ju kerku llogari per veprimet e qeverive te tyne. Mirepo Izraeli nuk osht ne pozite qe me e frikesu Spanjen, Norvegjine a Irlanden. Ai osht duke e izolu veten per cdo dite, e duke e qite Ameriken ne pozite te keqe nderkombetare, po ashtu cdo dite.
Perfundimisht, shefi i prokurorise se Gjykates Penale Nderkombetare, Karim Khan, ka kerkuar nga kjo gjykate qe t’i ngritet nje aktakuze per krime te luftes Bibi Netanjahut dhe ministrit te tij te mbrojtes, Joav Gallant. Mjaft ironike, por nje kerkese e ngjashme prej te njajtit prokuror osht bo edhe per Sinvarin e Hamasit dhe dy komandant lokal.
Nese kjo kerkese aprovohet, e gjasat jane qe PO, atehere Netanjahu do te arrestohet kudo qe shkele ne mbi 120 shtete qe e kane ratifikuar kete gjykate nderkombetare.
Kryeministri i nje shteti demokratik, qe vetem para 7 muajve ishte viktime e nje akti terrorist, me nje talent te jashtezakonshem, e ktheu gjithe boten kunder vetes dhe shtetit te tij.
Pak para se te ndodhte sulmi terrorist ne Izrael, ne shkalle shume ma te vogel, por me nje deshire po aq te madhe, edhe vendi i jone ishte vu ne shenjester te nje sulmi terrorist, i drejtuar nga Milan Radojiciq dhe i orkestruar nga shteti serb.
Asnjë krahasim nuk mund te jete krejtesisht perfekt, mirspo Milan Radojciq i përngjante shefit te Hamasit për Gazë, kurse Kosova dhe Kurti i përngjanin Izraelit dhe Netanjahut.
Para sulmit ne veri Albin Kurti ishte i izoluar nga bashkesia nderkombetare. Flitej shume per liste te zeze per te dhe per ministrin e brendshem. Presidentja Osmani kishte treguar qysh ka punu shume per t’i parandaluar disa persona per t’u futur ne ate liste. Edhe Kurti sikurse Netanjahu, i ishte turrur sistemit te drejtesise dhe mediave te lira, duke mos u brengos aspak per keshillat dhe sugjerimet e aleateve.
Sulmi ne veri e ktheu atë ne lojë.
Serbia dhe Radojciq ia dhanë atij edhe një mundësi per t’u shpërlarë.
U rikthyen disa takime nderkombetare. SHBA dhe BE e goditen Serbine, duke i kerku te marre masa adekuate ndaj banditeve.
Une e di qe ndoshta per shumeke kjo nuk ishte e mjaftueshme, por keto jane rrethanat tona. As Serbia nuk eshte Hamasi, as Kosova nuk osht Izraeli, e qe besa as Kurti nuk osht Netanjahu. Ketu po flas per logjiken e njejte te shperdorimit.
Ne vend qe Kurti me e shfrytezu momentumin, jo per veti por per Kosoven, ai po flet per drejtesi, per rend dhe ligj dhe bullshita te tjere. Arroganca e Kurtit duke marre vendime dhe aksione te njenashme, pa i njoftu fillimisht vendet aleate, e tejkalon shpeshhere edhe arrogancen e Rusise, minus fuqine ushtarake te Kosoves.
Nje shtet ende i pa formuar qysh duhet, abuzon ne menyre flagrante me mundesine per me u bo pjese e Keshillit te Evropes, i turret do pleqve e plakave qe marrin pensione, ne emen te sovranitetit dhe shtetit te se drejtes.
Kosova tash osht kthy ne piken zero. Atje ku osht kane para sulmit ne veri. Pak a shume si Izraeli.
Akti i fundit mund te jete lista e zeze.
A mos te harroj: reputacioni i Netanjahut ne Izrael eshte rritur dukshem ne dy ditet e fundit. Izraelitet po mendojne qe osht krejtesisht e padrejt qe kryeministri i nje shteti demokratik te gjendet ne te njejten liste me udheheqesin e nje organizate terroriste.
A po ju duket tregim i njofshëm edhe ky?
Ndoshta edhe Netanjahu do t’i fitoj 50 perqind ne zgjedhjet e ardhshme.
Thuhet qe Zoti ka sens te zhvilluar te humorit.