Komenti i Buzhalës: Tash edhe Kurti e ka Listën e tij 'serbe' në Maqedoni - NACIONALE

Komenti i Buzhalës: Tash edhe Kurti e ka Listën e tij 'serbe' në Maqedoni

2 javë më parë

nga NACIONALE

Thuhet që kur osht kanë në France, ne takimet qe i ka pase me zyrtaret e atij shteti, kryeministri i jone vazhdimisht i ka nda disa minuta me jau shpjegu francezeve disa gjana qe ata nuk i kane ditur, ose nuk i kane kuptu mire, per Revolucionin Borgjez Francez.

Kesaj mënyrer nuk i ka shpetu as Emanuel Makron.

Kam qene personalisht ne festen e 4 korrikut, ne ambasade amerikane, kur kryeministri i jone, ne fjalimin e tij, i ka ra per s’gjani e per s’gati zhvillimeve dramatike te fundshekullit te 18 dhe fillimshekullit te 19’te ne kontinentin amerikan, qe kane pase reperkusione, gjithashtu, ne revolucionin francez.

Fjalimi i Kurtit ne Ambasade osht kane i gate, kurse temperaturat jane kane te nalta ate dite. Mbetet mister se cila osht kane arsyeja e vertete qe disa persona i hymben ndjenjat gjate kohes kur po fliste Kurti. U kishte ra ne kry fjalimi i thelle i Kurtit a u kishin kry temperaturat e nalta.

Sigurisht qe stadiumi i parapelqyer i Kurtit, le te themi Marakana e tij, vazhdon te mbetet ajo konferenca qe mbahet cdo vjet ne qytetin antik te Delfit, ne Greqi. Historia e qytetit, historia e shtetit, audienca e kuruar, e bojne Kurtin qe te ndihet si peshku ne uje

Gjate ketyre tri viteve kryeminister te Kurtit 2, i pari i qeverise se Kosoves e ka kalu rreth 1 vjet jashte shtetit, duke e perndritur dynjan. Duke perhapur dije, liberalizem dhe socialdemokraci, neper bote.

Adhuruesit e tij tregojne, ne mes tjerave, aktori Enver Petrovci, qe Kurti ka fillu te lexoj libra qe nga mosha 2 vjecare. Ka legjenda qe thone se Kurti fillimisht ka nise me lexu, e tek ma vone, pas disa vitesh, ka fillu edhe me fole. Pra, Kurti i ka kalu dy tri vite te mira vec duke akumulu dije permes leximit, pa dite me e nxjerr asnje fjale prej gojes.

Me fjale te tjera, kaq keq i kemi punet. Kurti shet mend neper bote sikur te ishte bash i biri i Vollterit, kurse ne Ballkan sillet sikur te ishte vella me Aleksander Vuciqin, me Millorad Dodikun dhe me cdo mendje primitive Ballkanike.

Per tri vjet kryeminister, Kurti ia ka mbyllur vetes dyert ne Shtetet e Bashkume te Amerikes, ia ka sjelle vendit tone sanksionet nga Bashkimi Evropian, duke pretenduar qe po e zgjidhe problemin e veriut te vendit me disa kukulla te instaluara kishe si kryetar te komunave me shumice serbe.

Jo qe nuk e ka zgjidhe ate problem, por vetem e ka kompliku. Jo ne pak raste Kurti me talenetin e tij ka arrite qe ta bej te duket mire edhe nje politikan si Aleksander Vuciq, qe tashme dihet boterisht qe ishte i pershime ne aksionin terrorist te vitit te kaluar ne veri te vendit, ku u vra nje polic i Kosoves.

Veriu i vendit, qe Kurti thote se e ka kthye nen juridiksikonin e Kosoves, eshte shnderru ne nje eksperiment qesharak demokratik dhe politik. Ne zyrat e tyre tashme eshte provuar me video, punetoret, serbet dhe shqiptaret, e kane gjetur gjuhen e perbashket, permes vrimave te hunes, duke konsumua kokain dhe lloje te tjera te drogave, saktesisht ne hapesirat komunale.

Per nevoja te brendshme, sa here qe i duket qe po i demtohet reputacioni, Kurti dhe ministrat e tij, bojne spektakel neper pronat e konfiskuara te terroristit Milan Radojcic. Sigurisht qe Kurti osht i vonshem ne zbatimin e ketyne praktikave populliste. Serbet munden me ia huazu atij kushedi sa manuale, qe kane per qellim final manipulimin e votueseve te tij.

Ja vlen me u nenvizu, gjate gjithe kesaj kohe, kur bohen operaciona policore, kur shteti i tregojne muskujt, Kosova e ka fitu vendin e fundit ne testin e Pises per arsim. Gjendja ne shendetesi osht buze kolapsit, pagat ne sektorin publik jane bindshem me te ultat ne rajon, kurse vendi po zbrazet cdo dite nga popullata.

Duke e dite qe gjithe keto probleme kerkojne pune reale e jo popullizem, Kurti po vazhdon te kerkoje shtigje me te lehta per protagonizem personal. Bia fjala, ai kudo e akuzon Serbine qe po perzihet ne ceshtjet e brendshme te Kosoves, Bosnjes dhe Malit te Zi, kurse ai personalisht e ka krijuar Listen e tij ‘serbe’ ne Maqedonine Veriore.

Pra, e akuzon Vuciqin qe po e instrumentalizon Republiken Serbe, kurse Kurti po merr pjese ne tubime elektorale per zgjedhjet ne nje shtet fqinj. Jo vetem ne Maqedonine Veriore, por ai kishte bo perpjekje fillimisht ne Shqiperi, pastaj ne Mal te Zi, e tash se fundmi ne menyre shume me serioze edhe ne Maqedoni.

Sic e thash ma nalte, ai qe flet si i biri i Vollterit neper seminare, ne Maqedoni i ka bashku ne listen e tij llumin e llumit, vetem e vetem per t’u faktorizuar, ne menyre qe kur te takohet me Vuciqin, me u shty me njani tjetrin se cili osht faktor ma destruktiv ne Ballkan.

Mirepo, per dallim prej Kurtit, qe armen e tij kryesore i ka llafet e thata, Vuciqi po bon politike me arme. Po shet arme ne Ukraine, po blen arme ne France e Kine.

Kosova kishte arrite me pase sukses ne arenen nderkombetare, kur nuk e ka imitu Serbine gjenocidiale, kurse tash jemi duke lujte ne terrenin e tyne. Po lujme me librat qe ata vete i kane shkru.

Lajme të ngjashme