Kjo është përgjigja e Buzhalës për 437 mijë e 835 eurot - NACIONALE

Kjo është përgjigja e Buzhalës për 437 mijë e 835 eurot

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetari i Gazetës Nacionale Berat Buzhala me anë të një video, ka sqaruar se si “skandali”, të cilin u munduan ta paraqesin si të tillë pushteti, duke e porositur një artikull kundër tij, në fakt nuk ka të bëjë asgjë me skandal.

Përfitimet nga marketingu konkretisht nga Telekomi i Kosovës përveqse janë krejtësisht të rregullta, madje në vlerë janë shumë më të vogëla, se sa përfitimet e mediave të tjera. Në kohën kur Buzhala punonte në T7 e Gazeta Express, në një hark kohor prej 15 vitesh, këto kompani përmes marketingut nga Telekomi, del se kanë përfituar 437 mijë e 835 euro. Në harkun e njejt kohorë, po nga Telekomi, disa media të tjera, tashmë të afërta me pushtetin, kishin përfituar më shumë se 1 milionë euro, anipse Express ishte gjigant mediatik, përballë tyre.

Buzhala ka sqaruar në këtë video, se krejt kjo luftë kundër tij, po bëhet për të shuar zërat kritikues, sidomos pas publikimit të aferës “Zdravo”.

Në fund Gazetari Buzhala, ka thënë se “hakmarrja shërbehet e ftohtë”, duke ua kujtuar pushtetarëve, se me skandalet e kësaj Qeverie, ato që i kemi pare, e që pritet t’i shohim, “hakmarrjen”, kushtimisht, do ta kenë nga qytetarët në kutinë e votave.

VIDEO:

Lajme të ngjashme