Ishin përdorur edhe në Kosovë: Çka janë bombat thërrmuese që ShBA do t'ia japë Ukrainës, përkundër kundërshtimit të aleatëve?
ShBA ka marrë vendim që ta furnizojë Ukrainën me bomba thërrmuese. Duke e cilësuar një akt të vështirë, Joe Biden ka thënë se këto bomba do të jenë pjesë e një pakete ndihme prej 800 milionë dollarësh që do t'i ofrohet Ukrainës.
Megjithatë, jo të gjithë e kanë mirëpritur këtë vendim të Biden, me Mbretërinë e Bashkuar, Kanadanë, Zelandën e Re, Spanjën e edhe Gjermaninë që kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj përdorimit të këtyre armëve.
VIDEO: