Inteligjenca Artificiale dhe ndikimi i saj në mjekësi, sipas doktor Gjikollit
Doktor Bujar Gjikolli në emisionin ‘Health Matters’ të Gazetës Nacionale, foli për ndryshimet e fundit teknologjike.
“Në fakt, inteligjenca artificiale ka filluar në radiologji para më shumë se 20 vitesh, kur janë munduar që të gjejnë ndryshimet që do të ndikonin që është një patologji në radiologjinë e mushkërive, por atëherë është quajtur CAD (Computer Assitent Device) dhe hapi një shenjë, thotë shiqo mos është këtu një shenjë e dyshimtë.
Tash me kompjuterët, me softuerët më të fuqishëm mund të jepen të dhëna shtesë. Është arritur të mirren informata prej formave të ndryshme prej fotografive, imazheve të ndryshme digjitiale.
Kjo është ndihmesë e madhe. Cështja është kur vjen në Kosovë, do të na lehtësojnë punën shumë.
Kam biseduar me një mjek në Amerikë dhe i thash po frikësohem për të ardhmen e radiologjisë, por tha se gjithsesi mjeku është ai që e ka vendimin e fundit”, tha ai.