Ia pa sherrin faqes mashtruese në Facebook: I ndalohet puna në Gjermani për tre vjet
Një qytetar nga komuna e Istogut thotë se është mashtruar nga një faqe në Facebook dhe sherri i saj, iu ndalua viza e punës në Gjermani për tri vite.
Qytetari që nuk deshti të identifikohej, rrëfen për Nacionalen si më poshtë:
“Unë kam apliku për vizë punë, me dokumente të shkollës së mesme edhe kur i kam dorëzu dokumentet e shkollës së mesme, ma kanë kërku gjysmë njohje dhe ma kanë kërku A2 të gjuhës gjermane.
Kam dashtë sa ma shpejt me kry edhe kursin, në mënyrë të kursit, më ka vy edhe kursi si dokument. Përmes një agjencioni, përmes Facebook e kam gjëtë nostrifikim të diplomave. Më kanë thënë se mundemi me ta kry por kushton kjo.
Unë kam dashtë me kry sa më shpejt, se gjeta punë të mirë në Gjermani dhe nuk dojsha me hupë.
Kjo ka ndodhë në vitin 2023. Mandej menzi ma kanë pru diplomën. Më ka kushtu shumë, po mandej diploma më ka dalë fals, e falsifikume.
Punën e kam pasë të sigurume, banesën, kam pasë me punu në firmë gjermane.
Më kanë thënë të garantojmë se nuk është kurrgjo e jashtëligjshme vetëm se kushton. Të premtojmë se nuk ka kurrgjë fals në këtë sistem.
Kur i kam dorëzu dokumentet në Ambasadë, kur e kam dorëzu, më kanë thirrë ambasada dhe më kanë thënë se kjo diplomë është fals. Më kanë thirrë tri katër herë, unë nuk disha as çka ka ndodh. Ma kanë ndalu me shku në Gjermani për 3-4 vjet. Kur e kam këqyrë në agjencione tjera, krejt më kanë thënë kjo është fals”
Unë iu besova menjëherë se përmes një shokut e kam gjetë faqen. Ai nuk ka ditë kurrgjë, më ka thënë se nuk e di se sa është e sigurt, vetëm e di se edhe një shok kur e ka bë me ta, mas një jave ia kanë kthy paret.
Pagesa ka qenë 2700 euro për këtë punë.
“I kam telefonu nuk e di sa herë, s’di sa herë kanë thënë hajde merri. Kur iu kam thënë se do të lajmëroj policinë, dikur m’i kanë kthy disa pare”, thotë ai.
Gazeta Nacionale ka provuar të kontaktojë faqen që qytetari thotë se u mashtrua përmes saj, por numri ka qenë i paqasshëm.