Hoxhaj: Me Marrëveshjen e Brukselit, Kurti tradhëtoi konceptin e shtetit të vitit 2008 - NACIONALE

Hoxhaj: Me Marrëveshjen e Brukselit, Kurti tradhëtoi konceptin e shtetit të vitit 2008

1 vit më parë

nga NACIONALE

Enver Hoxhaj, thotë se me Marrëveshjen e Brukselit, Albin Kurti ka tradhëtuar konceptin e shtetit, të vitit 2008.

“Është qeveria e parë prej 2008-tës se krejt kanë pasë kontribut ngapak e cila nuk e ka asnjë njohje.

Jo që nuk ka njohje, por edhe nuk kanë lobu për njohje. Pra nuk e kanë pasë prioritet. Për më shumë ajo që ka ndodhë, janë pajtu me Beogradin, me Marrëveshjen e Brukselit, që kanë dallime për statusin e Kosovës.

Unë nuk besoj që dikush në jetën tonë politike, prej rënies së murit të Berlinit, e deri kur po flasim ne sot, që është ulë në një tavolinë si përfaqësues i Kosovës dhe ka pranu diçka të tilla.

Dëmi që i është bë Kosovës është një prej dëmeve më të mëdha, kolosale, se me këtë marrëveshje Kosova ka heq dorë prej njohjes.

Zoti Kurti, me shkrim e ka pranu një të tillë.

Nuk mund të hyj në mendje të Albin Kurtit se çka ka mendu, por çka mund të them është se heqja dorë prej njohjes, tregon se kjo qeveri e ka tradhëtu në fakt qëllimin më bazik që ka shteti i Kosovës, me konceptin e vitit 2008 se nuk po foli tash veç sa për ta përdorë fjalën ‘tradhëti.

Mendoj se e kanë bë nga padija, nga naiviteti por e kanë bë edhe në një mënyrë që ka qenë e paprecedent”, thotë ai.

Lajme të ngjashme