‘Hiç nuk du me u përgjigj’: E vetmja fjali që Ridvan Muharremi e tha pas intervistimit në Prokurori - NACIONALE

‘Hiç nuk du me u përgjigj’: E vetmja fjali që Ridvan Muharremi e tha pas intervistimit në Prokurori

1 vit më parë

nga NACIONALE

Hiç nuk po du me u përgjigj. Kjo ka qenë e vetmja fjali që Ridvan Muharremi – Ridi, e nxorri nga goja pas intervistimit disa orësh në Prokurorinë Speciale.

Gazetari i Nacionales, Oqean Dërmaku, ka provuar të marrë një përgjigje të shkurtër qoftë nga avokati, qoftë nga Ridvan Muharremi

Gazetari: Në çfarë cilësie është ftu?

Avokati i Ridvan Muharremit: Asnjë second, asnjë sekond. Unë jam avokat.

Gazetari: Në cfarë silësie është ftu?

Avokati: Jam ftu unë.

Gazetari: Zoti Muharremi në çfarë cilësie jeni ftu?

Ridvan Muharremi: Hiç nuk po du me u përgjegj.

Gazetari: Vetëm po ju pyes në cfarë silësie është ftu. A ka të bëj me rezervat shtetërore.

Lajme të ngjashme